Tempulli merr pjesë aktive në tryezën për publikimin e raportit të auditimit të performancës “SIGURIA NË TRAFIKUN RRUGOR”

Tempulli merr pjesë aktive në tryezën për publikimin e raportit të auditimit të performancës “SIGURIA NË TRAFIKUN RRUGOR”

  • Date & Time:
    • Dhjetor 24, 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit, 24 Dhjetor 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me publikimin e Raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”.  Në tryezë ishin të ftuar përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Kolegji Tempulli, shoqëria civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare.

Përfaqësues nga Kolegji Tempulli në këtë tryezë ishin profesorët Gezim Hoxha dhe Muhamed Krasniqi. Ky raport përmbajtësor ishte një skanim i gjendjes që lidhet me sigurinë rrugore për vitet 2016, 2017 dhe 2018. Në tryezën e sotme të diskutimit lidhur me këtë raport profesor Krasniqi theksojë se rekomandimet e dala nga raporti duhet të implementohen duke u shoqëruar edhe me masa konkrete.

Përveç shqetësimeve lidhur me sigurinë e qytetarëve në rrugë të dala nga ky raport, ai theksojë se niveli dhe gjendja e sigurisë në rrugët e vendit është shqetësim i vazhdueshëm (që nga viti 2010) i paraqitur në raportet e progresit të Komisionit Evropian. Institucionet e audituara (Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës) duhet të koordinohen në aktivitete të përbashkëta me qëllim të rritjes të performancës dhe kjo do të ndikojë në rritjen e sigurisë të pjesëmarrësve në trafik.

Join event

2019-12-24 2019-12-24 Europe/London Tempulli merr pjesë aktive në tryezën për publikimin e raportit të auditimit të performancës “SIGURIA NË TRAFIKUN RRUGOR” Zyra Kombëtare e Auditimit, 24 Dhjetor 2019 Zyra Kombëtare e Auditimit ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me publikimin e Raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”.  Në tryezë ishin të ftuar përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Kolegji Tempulli, shoqëria civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare. Përfaqësues nga Kolegji […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×