Studentët e Tempullit prezantojnë punimet në konferencën e 7-të shkencore “SFIDAT E MOBILITETIT TË TRANSPORTIT DHE SIGURIA PUBLIKE”

Studentët e Tempullit prezantojnë punimet në konferencën e 7-të shkencore “SFIDAT E MOBILITETIT TË TRANSPORTIT DHE SIGURIA PUBLIKE”

  • Date & Time:
    • Janar 26, 2020

Vushtrri, 23-25 Janar 2020

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e 7-të Ndërkombëtare, “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”, e organizuar nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me partnerët.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si: Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Zëvendësdrejtori i përgjithshëm  i Policisë së Kosovës Kolonel Samedin Mehmeti,  Profesori Muhamed Krasniqi Kryetar i Kolegjit Tempulli, pastaj Kryetari i Komunës të Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri, përfaqësues të  institucioneve tjera të sigurisë në vend si dhe studentë nga Kolegji “Tempulli” dhe Fakulteti i Sigurisë Publike.

Konferenca u zhvillua ne 4 sesione, ku sesioni i parë kishte prezantime te përfaqësuesve institucionalë, ndërsa tri sesionet e fundit ishin rezervuar për prezantime te publikimeve shkencore te fushave te ndryshme te profesorëve, asistentëve dhe studentëve. Studentët e Kolegjit Tempulli prezantuan disa hulumtime të tyre të cilat i kanë zhvilluar me profesorët. Në këtë konferencë ka patur edhe prezantime tjera nga profesorët e Universitetit publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, nga Kolegji i Lindjes te Mesme nga Omani, nga FRED Engineering nga Italia, etj.

Join event

2020-1-26 2020-1-26 Europe/London Studentët e Tempullit prezantojnë punimet në konferencën e 7-të shkencore “SFIDAT E MOBILITETIT TË TRANSPORTIT DHE SIGURIA PUBLIKE” Vushtrri, 23-25 Janar 2020 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e 7-të Ndërkombëtare, “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”, e organizuar nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me partnerët. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si: Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Zëvendësdrejtori i […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×