Shpalosen aktivitetet javore për shënimin e “Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor”

Shpalosen aktivitetet javore për shënimin e “Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor”

  • Date & Time:
    • Nëntor 9, 2020

Ministri i Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, së bashku me z. Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës dhe Profesorin Muhamed Krasniqi, drejtor i Tempullit shpalosën para mediave aktivitetet javore në shënimin e “Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor”. “Ne po fillojmë fushatën një javore që ka të bëjë me ditën e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, por edhe të parandalojmë aksidentet. Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos bëhen pjesë e statistikave të vdekjeve e lëndimeve”, tha ministri Abrashi.

Ndërsa, Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës bëri të ditur se ka rënie të të vdekurve nga aksidentet në komunikacion.

“Mund të themi se ky vit karakterizohet me rënie të aksidenteve dhe rënie të numrit të aksidenteve që kanë humbur jetën”, tha Rexhepi.

Profesori Muhamed Krasniqi, tha se çdo 24 sekonda një person vdes nga aksidentet në trafik. Profesor Krasniqi kërkoi nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe ka kërkuar mbështetje për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidente.

Dita Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, do të ketë një javë aktivitete të organizuara nga Tempulli, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës dhe AMRKS-ja. Mesazhi kryesor është vetura e aksidentuar e cila është në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Join event

2020-11-9 2020-11-9 Europe/London Shpalosen aktivitetet javore për shënimin e “Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor” Ministri i Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, së bashku me z. Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës dhe Profesorin Muhamed Krasniqi, drejtor i Tempullit shpalosën para mediave aktivitetet javore në shënimin e “Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor”. “Ne po fillojmë fushatën një javore që ka të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×