Seminari regjional për kompetencë profesionale të shoferëve dhe menaxherëve në transportin rrugor “Sfidat dhe Mundësitë 2014-2020”

Seminari regjional për kompetencë profesionale të shoferëve dhe menaxherëve në transportin rrugor “Sfidat dhe Mundësitë 2014-2020”

  • Date & Time:
    • Mars 24, 2014

Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë, 23 Mars 2014

Në kuadrin e kësaj ngjarje me karaketer regjional të organizuar IRU Academy dhe Instituti i trajnimit nga Mostari nga Bosnja dhe Hercegovina, u diskutuan mundësitë dhe sfidat e zhvillimit të transportit rrugor në regjionin e Ballkanit. Hapjen e takimit e bëri z. Patrick Philipp i cili theksojë se ky takim është një vazhdimësi e planit të veprimit të caktuar në takimin e fundit në Shkup me dt. 20 Nëntor 2013.  Pjesëmarrësit u pajtuan që bashkërisht të ndërmarrin aktivitete lobuese me organet kompetente kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim të rritjes së performacës të transportit rrugor.

Kolegji Tempulli përfaqësohej nga z. Muhamed Krasniqi, i cili ishte përfaqësuesi i vetëm nga Kosova, i cili tha se Tempulli ka zhvilluar aktivitete pas takimit në Shkup dhe  shfaqi interesimin që edhe institucioni që ai drejton të marrë pjesë në projektin SEED. Tempulli ka organizuar një konferencë ndërkombëtare në fushën e sigurisë rrugore në muajin Janar 2014 dhe në Kosovë tashmë ka një ligj të ri mbi transportin rrugor. Dikund rreth 10 udhezime administrative lidhur me transportin aktualisht janë të miratuara nga Ministria e Infrastrukturës. Tempulli rekomandon për të përfshirë edhe insdustrinë e sigurimeve në projektin SEED, sepse në Kosovë kemi një përvojë shumë të mirë bashkëpunimi me Byronë Kosovare të Sigurimeve, tha në fjalimin e tij z. Krasniqi.

Ky takim ishte zhvilluar nën patronatin e Ministrisë së Komunikacionit dhe Transportit të Bosnje-Hercegovinës dhe u ndoq nga një delegacion i ministrisë i prirë nga zv. Ministri Rudo Vidoviç, dhe Sekretari i Shtetit, Igor Pejiç.

Join event

2014-3-24 2014-3-24 Europe/London Seminari regjional për kompetencë profesionale të shoferëve dhe menaxherëve në transportin rrugor “Sfidat dhe Mundësitë 2014-2020” Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë, 23 Mars 2014 Në kuadrin e kësaj ngjarje me karaketer regjional të organizuar IRU Academy dhe Instituti i trajnimit nga Mostari nga Bosnja dhe Hercegovina, u diskutuan mundësitë dhe sfidat e zhvillimit të transportit rrugor në regjionin e Ballkanit. Hapjen e takimit e bëri z. Patrick Philipp i cili theksojë se […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×