Profesori i rregullt i Tempullit Gëzim Hoxha, mbron me sukses disertacionin e Doktoratës

Profesori i rregullt i Tempullit Gëzim Hoxha, mbron me sukses disertacionin e Doktoratës

  • Date & Time:
    • Dhjetor 28, 2019

Tiranë, 28 dhjetor 2019

Komunitetit shkencor në lëminë e shkencave teknike në vend i shtohet edhe një doktor shkence nga fusha e Trafikut dhe Transportit. Pas një pune cilësore, kërkimore dhe studiuese të nisur qysh në vitin 2013, profesori i rregullt në Kolegjin Tempulli, Dr. sc. Gëzim Hoxha mbrojti tezën e Disertacionit të doktoratës me titull “Identifikimi i faktorëve relevant dhe formulimi i modelit për caktimin e shpejtësisë së goditjes së automjetit në këmbësorë sipas gjatësisë së hedhjes së këmbësorit”.

Mbrojta e doktoratës është vlerësuar lart nga komisioni shkencor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Profesor Gëzimi ndër të tjera shquhet edhe me disa publikime shkencore ndërkombëtare të indeksuara maksimalisht. Përveç angazhimit të rregullt me studentë Profesor Gëzimi është ekspert për analizë dhe ekspertizë të aksidenteve në trafik si dhe në plane të mobilitetit urbane në Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport.

Profesor Gëzimi padyshim se është edhe një vlerë e shtuar për Kolegjin Tempulli dhe për komunitetin shkencor të Kosovës dhe regjionit.

Join event

2019-12-28 2019-12-28 Europe/London Profesori i rregullt i Tempullit Gëzim Hoxha, mbron me sukses disertacionin e Doktoratës Tiranë, 28 dhjetor 2019 Komunitetit shkencor në lëminë e shkencave teknike në vend i shtohet edhe një doktor shkence nga fusha e Trafikut dhe Transportit. Pas një pune cilësore, kërkimore dhe studiuese të nisur qysh në vitin 2013, profesori i rregullt në Kolegjin Tempulli, Dr. sc. Gëzim Hoxha mbrojti tezën e Disertacionit të doktoratës me […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×