Prezantimi i programeve master

Prezantimi i programeve master

  • Date & Time:
    • Tetor 30, 2011

30 Tetor 2011

Pas fillimit të ligjëratave në të gjitha programet në Nivelin Bachelor, sot në një takim me studentët e regjistruar në studimet pas diplome-Niveli Master, u prezantuan programet akademike. Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me përmbajtjen e programeve mësimore, mësimdhënësit, dinamikën e studimeve etj. Të pranishmit i përshëndeti

Prof. Dr. Halil Turku dekan në SHLP Tempulli, i cili studentëve të regjistruar ju uroi fillim të mbarë të vitit akademik. Studentët shtuan disa pyetje lidhur me programin studimor, kohën e mbajtjes së ligjëratave, punën praktike, arritjen e kualifikimit pas përfundimit të studimeve etj. Përveç stafit të rregullt udhëheqës dhe mësimdhënës në takim morën pjesë edhe disa profesorë të lëndëve profesionale. Kjo është gjenerata e dytë e studentëve të regjistruar në studimet pas diplome. Këtë vit Tempulli është akredituar për programin studimor në Nivelin Master Transporti dhe Telekomunikacioni me tri Specializime: Transporti, Siguria rrugore dhe aksidentet, dhe post-telekomunikacion.

Join event

2011-10-30 2011-10-30 Europe/London Prezantimi i programeve master 30 Tetor 2011 Pas fillimit të ligjëratave në të gjitha programet në Nivelin Bachelor, sot në një takim me studentët e regjistruar në studimet pas diplome-Niveli Master, u prezantuan programet akademike. Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me përmbajtjen e programeve mësimore, mësimdhënësit, dinamikën e studimeve etj. Të pranishmit i përshëndeti Prof. Dr. Halil Turku […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×