Nxenesit garuan me bicikleta per vetedijesimin per siguri ne rruge

Nxenesit garuan me bicikleta per vetedijesimin per siguri ne rruge

  • Date & Time:
    • Qershor 18, 2013

Prishtinë 18 Qershor 2013

ShLP “Tempulli”- Forumi Siguria në Rrugë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), kanë organizuar gara me biçikletë me nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta nga të gjitha komunat e Kosovës.

Manifestimi qendror u mbajt në hapësira të kazermës “Adem Jashari ” në Prishtinë , ku ishin prezent edhe zyrtarë të lartë MAShT-it, Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, nxënës , prindër e qytetarë.

Pjesëmarrës aktiv në garë ishin nxënës të 25 shkollave të përzgjedhura nga MAShT, të cilët demonstruan shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës, duke respektuar shenjat e komunikacionit.

Qëllimi i kësaj gare ishte vetëdijesimi i nxënësve, por edhe i qytetarëve për kujdesin dhe sigurinë në rrugë.

Xhavit Dakaj, sekretar i përgjithshëm në MAShT, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e organizimit të kësaj ngjarje, e cila u organizua për herë të parë pas luftës në Kosovë dhe shtoi se gara të ngjashme janë zhvilluar gjatë muajve të fundit në qendra tjera të Kosovës.

“Është një ditë e mbarë, sepse për herë të parë pas luftës mbahet një organizim i tillë që ka për qëllim vetëdijesimin e nxënësve, por edhe të qytetarëve për sigurinë në komunikacion. Ky lloj aktiviteti, praktikisht, është më i pranueshëm dhe më atraktiv për memorizimin e rregullave të komunikacionit dhe shtimin e kujdesit e të sigurisë së nxënësve në rrugë”, tha z Dakaj.

Të pranishmit i përshëndeti edhe nënkolonel Enver Dugolli (FSK) si dhe kolonel, Sheremet Ahmeti (MPB). Ndërkaq, Muhamed Krasniqi,Drejtor i “Tempullit”, foli për rëndësinë e edukimit të nxënësve në shkollë lidhur me rregullat e komunikacionit.

Në fund, për nxënësit dhe shkollat fituese u ndanë mirënjohje.

Join event

2013-6-18 2013-6-18 Europe/London Nxenesit garuan me bicikleta per vetedijesimin per siguri ne rruge Prishtinë 18 Qershor 2013 ShLP “Tempulli”- Forumi Siguria në Rrugë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), kanë organizuar gara me biçikletë me nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta nga të gjitha komunat e Kosovës. Manifestimi qendror u mbajt në hapësira të kazermës “Adem Jashari ” në Prishtinë , ku […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×