Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MFSK dhe Tempullit

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MFSK dhe Tempullit

  • Date & Time:
    • Shkurt 14, 2013

Prishtinë, 14 Shkurt 2013

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Dr. Shkëlzen Sylaj, me bashkëpunëtorët e tij, realizuan një takim pune me Drejtorin e Shkollës së Lartë Profesionale (SHLP) “Tempulli”, z. Muhamed Krasniqi.

Takimi u organizua nga MFSK me qëllim të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes të dy palëve. Gjatë takimit ata diskutuan mënyrën dhe rritjen e mëtejshme të mundësive profesionale për pjesëtarët e FSK-së, bazuar në programet specifike profesionale dhe akademike të ofruara nga SHLP Tempulli.

MFSK e ka mirëpritur organizimin e trajnimit profesional me programe të akredituara dhe të licencuara nga autoriteti kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programet e ofruara nga SHLP “Tempulli”, veçanërisht ato në fushën e logjistikës dhe transportit, konsiderohen si shumë të nevojshme dhe tërheqëse për MFSK-në. Në emër të MFSK-së, z. Sylaj ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit, i cili hap rrugën për zhvillimin e aktiviteteve të tjera të përbashkëta në fushën e sigurisë së komunikacionit dhe fushatave me qëllim rritjen e kulturës dhe sjelljes në komunikacion.

Nga ana tjetër, në emër të SHLP “Tempulli”, Z. Krasniqi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim duke ofruar objektet kërkimore për studime të secilit anëtar që mund të jetë përfitues i kësaj marrëveshjeje. Ai shprehu kënaqësinë e tij për arritjen e kësaj marrëveshje përmes së cilës “Tempulli” mund të kontribuojë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, veçanërisht në këtë fazë të zhvillimit të saj, duke përmendur faktin se prej dhjetë vjetësh “Tempulli” ka ndihmuar vazhdimisht TMK-në duke u ofruar studime pa pagesë për anëtarët e përzgjedhur.

Join event

2013-2-14 2013-2-14 Europe/London Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MFSK dhe Tempullit Prishtinë, 14 Shkurt 2013 Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Dr. Shkëlzen Sylaj, me bashkëpunëtorët e tij, realizuan një takim pune me Drejtorin e Shkollës së Lartë Profesionale (SHLP) “Tempulli”, z. Muhamed Krasniqi. Takimi u organizua nga MFSK me qëllim të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes të dy […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×