Prishtinë, 10 Tetor 2019
Edhe një mundësi shtesë për praktikën profesionale të studentëve. Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimeve me institucionet vendore, Tempulli ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin “INKOS”.
Bashkëpunimi do të bazohet në shfrytëzimin e eksperiencave reciproke shkencore dhe profesionale, për punë të përbashkët konform standardeve dhe rregullave në fuqi. Instituti “INKOS” sh.a. do të ofrojë resurset e veta intelektuale dhe infrastrukturore, laboratorët dhe makineritë tjera me qëllim të kryerjes të praktikës dhe hulumtimeve nga ana e studentëve të Kolegjit Tempulli.
Aktivitetet e studentëve në Institutin “INKOS” do të zhvillohen sipas planit mësimor në programet/specializimet e caktuara studimore. Marrëveshja është nënshkruar nga drejtorët e të dyja institucioneve Prof. Dr. Naim Baftiu nga Instituti “INKOS” dhe Prof. Dr. Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli.