06 Janar 2013
Përmes shkresës zyrtare MASHT-i përgjigjet pozitivisht në kërkesën e Kolegjit Tempulli për vazhdimin e aktiviteteve me nxënës për sigurinë në rrugë, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Aktivitetet do të zhvillohen nga MASHT-i, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS. Konfirmimi dhe gatishmëria e MASHT-it për bashkëpunim përveç që do të plotësojë edhe më shumë mozaikun e aktiviteteve të filluara vitin e kaluar në kuadër të projektit mbarëkombëtar “Siguria në rrugë”, njëherësh është edhe tregues i vendosmërisë për rritjen e sigurisë së nxënësve kur ata janë në rrugë. Këto aktivitete plotësohen edhe nga marrëveshjet e tjera të shkruara të Kolegjit Tempulli me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës (ish MTPT-ja). Për më tepër në webfaqen www.amrks.org.