Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

  • Date & Time:
    • Maj 26, 2016

Prishtinë, 26 Maj 2016

Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit profesional, i cili ndikon drejtpërdrejt në shtimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin, përfaqësuesit e Kolegjit “Tempulli” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës.

Fushat kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë: mobilitetin e stafit dhe të studentëve në mes të dy institucioneve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, përkrahjen dhe pjesëmarrjen në konferenca, simpoziume dhe takime akademike, mundësinë e përkrahjes me literaturë profesionale për nevoja të studentëve të dy institucioneve.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës z. Mit’hat Mema dhe Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

 

Join event

2016-5-26 2016-5-26 Europe/London Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës Prishtinë, 26 Maj 2016 Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit profesional, i cili ndikon drejtpërdrejt në shtimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin, përfaqësuesit e Kolegjit “Tempulli” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës. Fushat kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë: mobilitetin e stafit dhe të studentëve në mes të dy institucioneve, […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×