Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Komunikacionit nga Universiteti i Zagrebit

Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Komunikacionit nga Universiteti i Zagrebit

  • Date & Time:
    • Shtator 21, 2015

Prishtinë, 21 Shtator 2015

Marrëveshja e nënshkruar mbështet plotësisht mobilitetin e studentëve, të cilët mund të lëvizin lirshëm për të vijuar një modul apo semestër të studimeve të tyre. Kjo marrëveshje përveç tjerash mundëson edhe njohjen reciproke të diplomave në mes të dy institucioneve në përputhje me rregulloret kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në projekte shkencore dhe komerciale me interes të përbashkët, aktivitetet përmes forumeve shkencore, konferencave, simpoziumeve, shkëmbimin e literaturës për studentë, publikimet , etj.

Bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Komunikacionit nga Universiteti i Zagrebit, zë fill qysh nga viti 2002. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen si rezultat i vizitës dyditore të zhvilluar në Zagreb me datat 25-26 Shkurt 2015.

Universiteti i Zagrebit daton që nga viti 1669 dhe është Universiteti më i madh dhe më i vjetër në Evropën Juglindore,  i cili përfshinë  gjithsejtë  29 njësi akademike.

Marrëveshja pesë vjeçare është nënshkruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave të Komunikacionit Prof. dr. Hrvoje Gold dhe nga z. Muhamed Krasniqi, Drejtor i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli.

Join event

2015-9-21 2015-9-21 Europe/London Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Komunikacionit nga Universiteti i Zagrebit Prishtinë, 21 Shtator 2015 Marrëveshja e nënshkruar mbështet plotësisht mobilitetin e studentëve, të cilët mund të lëvizin lirshëm për të vijuar një modul apo semestër të studimeve të tyre. Kjo marrëveshje përveç tjerash mundëson edhe njohjen reciproke të diplomave në mes të dy institucioneve në përputhje me rregulloret kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×