Prishtinë, 19 Maj 2020
Kolegji Tempulli në kuadër të përpjekjeve të veta të vazhdueshme për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe trajnime shtesë për studentët dhe kursantët e vet, kësaj radhe ka organizuar ligjëratën e hapur me Profesorin Islam Musliu. Bashkëbisedimi virtual me profesorin Musliu është fokusuar në ofrimin e njohurive shtesë për studentët në lidhje me këto tema:
- Si të shkruhet një punim shkencor dhe një punim diplome;
- Standardi i origjinalitetit dhe dukuria e plagjiaturës;
- Si të përdoret drejtë literatura dhe referencat gjatë shkrimit;
- Mendimi dhe rëndësia e zhvillimit të mendimit kritik.
Pas përfundimit të ligjëratës studentët drejtuan pyetje të ndryshme për profesorin lidhur me temat e ligjëratës. Kjo ligjëratë padyshim se ishte e nevojshme për një përgatitje të duhur të studentëve për të qenë të gatshëm dhe me kompetencë për nevojat e tregut të punës. Në fund Sekretarja e Përgjithshme znj. Fatime Krasniqi ka falënderuar profesorin Musliu për kontributin e tij disa vjeçar në Kolegjin Tempulli.