Kosova shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në Trafikun Rrugor

Kosova shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në Trafikun Rrugor

  • Date & Time:
    • Nëntor 12, 2015

Prishtinë, 12-15 Nëntor 2015

E diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Në Kosovë kjo ditë u shënua me një mori aktivitetesh, të cilat ishin një thirrje protestuese për siguri më të madhe në rrugë, por edhe përkujtim i jetëve të humbura në aksidente trafiku.

Aktivitetet në fjalë filluan me 12 Nëntor dhe përfunduan më 15 Nëntor 2015.

E enjte, datë 12 Nëntor- në emisionin javor dedikuar sigurisë në rrugë në KTV u bë lansimi i aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës Botërore për përkujtim të viktimave në trafikun rrugor.

E premte, datë 13 Nëntor – duke u bazuar në faktin se kërkesat për gjak në vendin tonë janë të mëdha, qytetarë të shumtë dhuruan  gjak për personat e aksidentuar në trafik.

E shtunë, datë 14 Nëntor – me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për një sjellje të edukuar në trafik, në qendër të Prishtinës gjatë tërë pasdites u emetuan spote të ndryshme për siguri në rrugë.

E diel, datë 15 Nëntor – Me moton “Është koha për të kujtuar – thuaj JO krimeve në rrugë” qytetarë të shumët marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Qëllimi i tyre ishte të përcjellin mesazh vetëdijësues tek qytetarët dhe institucionet për kujdes në trafik. Aktivitetet vazhduan duke marshuar me biçikleta drejtë magjistrales Prishtinë-Pejë, që është rruga më e frekuentuar në Kosovë. Kurse, në mbrëmje tek Teatri Kombëtar u bë ndezja e 112 qirinjve në përkujtim të 112 personave që humbën jetën në aksidente trafiku në periudhën Janar – Nëntor 2015.

Të gjitha aktivitetet e lartpërmendura ishin iniciativë qytetare, të cilat u mbështetën edhe nga shoqëria civile dhe nga disa institucione të vendit: Zyra e Presidentes së Kosovës, MI, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Kolegji Tempulli, Asociacioni Kosovar i Motorizimit-AMRKS, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Transfuzioni i gjakut, Brigada e Zjarrfikësve dhe Nisma vetëdijësuese për çiklizëm.

Së bashku mund të bëjmë më shumë për të penguar të keqen dhe për të ofruar më shumë siguri në rrugë.

Join event

2015-11-12 2015-11-12 Europe/London Kosova shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në Trafikun Rrugor Prishtinë, 12-15 Nëntor 2015 E diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. Në Kosovë kjo ditë u shënua me një mori […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×