Konkursi për pranimin e studentëve në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2011/2012

Konkursi për pranimin e studentëve në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2011/2012

  • Date & Time:
    • Shtator 1, 2011

Në vitin akademik 2011/2012 për studimet Bachelor dhe Master në këto programe të akredituara dhe të licencuara:

Studimet BACHELOR:

  1. Komunikacioni ajror dhe transporti
  2. Komunikacioni hekurudhor dhe transporti
  3. Komunikacioni rrugor dhe transporti
  4. Komunikacioni postar dhe telekomunikacioni
  5. Logjistika dhe transporti

Studimet MASTER:

  1. Transporti
  2. Siguria rrugore dhe aksidentet
  3. Komunikacioni postar dhe telekomunikacioni

DOKUMENTET e nevojshme për regjistrim:

  1. Dëftesat e shkollës së mesme
  2. Certifikata ose diploma e shkollës së mesme
  3. Certifikata e lindjes
  4. Letërnjoftimi ose pasaporta
  5. Dy fotografi të formatit të indeksit

Për regjistrim në studimet Master përveç dokumenteve të mësipërme sipas pikave (c, d, e) duhet të dorëzohen edhe Diploma e studimeve paraprake së bashku me Certifikatën e notave.

Pranimi në studime edhe PA PROVIM MATURE

Bazuar në shkresën e MASHT-it të datës 21.09.2011 me Ref: 33811-2/6, Tempullit I LEJOHET REGJISTRIMI I STUDENTËVE EDHE PA PROVIM TË MATURËS SHTETËRORE.

Tempulli ofron programe të akredituara profesionale për studentët të cilët nuk kanë arritur suksesin e duhur për dhënien e provimit të maturës.

Studentët a ardhur nga institucionet tjera – TRANSFERET

Studentët nga Kosova dhe regjioni të cilët janë të interesuar për vazhdimin e studimeve në programet në Bachelor dhe Master mund të shfrytëzojnë zbritjen prej 50% në pagesën e studimeve për vitin akademik 2011/2012.

KOHËZGJATJA e studimeve

Studimet në Programet Profesionale zgjasin një dhe dy vite.

Studimet Bachelor|Niveli 6 sipas EQF me 180 ECTS kredi zgjasin tri vite ndërsa studimet Master | Niveli 7 sipas EQF me 120 ECTS kredi zgjasin dy vite.

BURSA për studentët e dalluar

Tempulli edhe këtë vit sikurse viteve të mëparshme për studentët e dalluar nga të gjitha programet qysh në vitin e dytë të studimeve ndan bursa.

Regjistrimi i Auto shkollës – FALAS

Duke qenë se Tempulli ka edhe autoshkollën e vet, e cila është ndër të parat private në vend dhe regjion, edhe këtë vit me kënaqësi vazhdon traditën duke ju mundësuar studentëve brucoshë regjistrimin e kursit për aftësim FALAS. Aftësimi nga pjesa praktike zhvillohet me automjete të reja të cilat do të përdoren për herë të parë për aftësimin e studentëve.

LEHTËSIRAT tjera …

  1. Maturantët me sukses të shkëlqyeshëm dhe me rezultat maksimal në testin kombëtar të maturës përfitojnë 10% zbritje në vitin e parë të studimeve.
  2. Të gjithë studentët e regjistruar që janë punëtorë të organizatave dhe institucioneve që Tempulli ka marrëveshje bashkëpunimi (PTK-ja, FSK-ja, PK-ja, Hekurudhat e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Ministria e Infrastrukturës si dhe puntorët e auto shkollave, qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve, operatorët e licencuar të transportit vendor dhe ndërkombëtar) janë përfitues të zbritjes prej 10% ose pagesës me këste.
  3. Për pjesëtar të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës – 10% zbritje.
  4. Për 2 e më shumë studentë të së njejtës familje të ngushtë – 20% zbritje.
  5. Kredi me 0% interes deri 12 këste mujore (në Bankat Raiffeisen dhe TEB).
  6. Të diplomuarit e Tempullit në studimet Bachelor dhe kandidatët që kanë vijuar ndonjërin nga programet profesionale (për instruktorë të vozitjes, inspektues të automjeteve ose ekzaminer) KANË ZBRITJE!

Informatat:

  1. Eduard Lir 31, Arbëria, 1000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Tel: 038 60 40 20, 038 22 22 55,

044 77 55 00, 045 903 903 Emali: info@localhost www.tempulli.org

Së bashku me ju drejt rezultateve të reja në fillim të dekadës së tretë të një pune të sukseshme.

Join event

2011-9-1 2011-9-1 Europe/London Konkursi për pranimin e studentëve në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2011/2012 Në vitin akademik 2011/2012 për studimet Bachelor dhe Master në këto programe të akredituara dhe të licencuara: Studimet BACHELOR: Komunikacioni ajror dhe transporti Komunikacioni hekurudhor dhe transporti Komunikacioni rrugor dhe transporti Komunikacioni postar dhe telekomunikacioni Logjistika dhe transporti Studimet MASTER: Transporti Siguria rrugore dhe aksidentet Komunikacioni postar dhe telekomunikacioni DOKUMENTET e nevojshme për regjistrim: Dëftesat […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×