Konferencë Ndërkombëtare “Transporti Modern Rrugor dhe Logjistika e Biznesit”

Konferencë Ndërkombëtare “Transporti Modern Rrugor dhe Logjistika e Biznesit”

  • Date & Time:
    • Maj 14, 2018

Budva, Mali i Zi 14-15 Maj 2018

Për dy ditë me radhë në Budva të Malit të Zi u mbajt Konferenca dyditore “Transporti modern rrugor dhe logjistika e biznesit” e organizuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi, Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Akademia IRU dhe Fakulteti i Makinerisë nga Universiteti i Podgoricës.

Përveç prezantimeve interesante gjatë kësaj konference, kjo ngjarje ishte edhe një mundësi e mirë për zgjerimin e bashkëpunimit të Kolegjit Tempulli me institucionet e ndryshme nga regjioni.

Në këtë frymë janë zhvilluar edhe disa takime preliminare me përfaqësues të institucioneve dhe qendrave trajnuese nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia.

Në ditën e dytë të konferencës Akademia IRU ka mbajtur edhe një punëtori me qendrat e akredituara të saja nga regjioni.

Në konferencë kanë marrë pjesë rreth 200 pjesëmarrës, duke përfshirë anëtarët e qeverisë të Malit të Zi, Oda Ekonomike e Malit të Zi, zyrtar nga Akademia IRU, përfaqësues të dhomave të tregtisë, shoqatave transportuese, institucione financiare ndërkombëtare, profesorë universitar, qendrat e akredituara të trajnimit në rajon, kompani të rëndësishme të angazhuara në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, shërbimeve logjistike, etj.

Nga Kosova përveç Kolegjit Tempulli në këtë konferencë kanë marr pjesë edhe Ministria e Infrastrukturës, operator transportues dhe të shpedicionit.

14

Join event

2018-5-14 2018-5-14 Europe/London Konferencë Ndërkombëtare “Transporti Modern Rrugor dhe Logjistika e Biznesit” Budva, Mali i Zi 14-15 Maj 2018 Për dy ditë me radhë në Budva të Malit të Zi u mbajt Konferenca dyditore “Transporti modern rrugor dhe logjistika e biznesit” e organizuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi, Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Akademia IRU dhe Fakulteti i Makinerisë nga […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×