Konferenca e II-të Ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)”

Konferenca e II-të Ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)”

  • Date & Time:
    • Janar 23, 2015

Prishtinë, 22 dhe 23 Janar 2015

Më datat 22 dhe 23 Janar 2015 në Prishtinë u organizua konferenca e II-të ndërkombëtare „Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)“. Kjo konferencë arriti të bashkojë në një vend institucionet dhe palët e interesit nga Kosova me ato të shteteve të Europës Juglindore.  Gjatë dy ditëve sa zgjati konferenca të pranishëm ishin afro 200 pjesëmarrës dhe 30 panelistë nga institucionet e vendit dhe të Evropës.

Organizimi i konferencës edhe këtë vit  u mundësua nga AMRKS dhe Kolegji Tempulli, koordinuar nga IRU Academy dhe përkrahur nga Këshilli Evropian për Siguri në Transport – ETSC.

Në hapje të konferencës morën pjesë përfaqësues të niveleve të larta  të shtetit si  z. Ferid Agani Ministër i Planifikimit Hapsinor, Kryetari i  Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, drejtori ekzekutiv i Byros Kosovare të Sigurimeve z. Faton Abazi. Njëkohësisht edhe përfaqësues nga rajoni si Maqedonia, Shqipëria dhe bashkëpuntorët ndërkombëtar nga  Austria, Franca, Zvicrra, Belgjika, Holanda.

Në fund të konferencës dy ditore Z. Muhamed Krasniqi prezentoj edhe rekomandimet të cilat dolën nga konferenca. Këto rekomandime do dorëzohen tek institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, me qëllim të vetëm që të gjithë së bashku të punojmë për realizimin e tyre ashtu që të kemi një përmisim të sigurisë rrugore

Join event

2015-1-23 2015-1-23 Europe/London Konferenca e II-të Ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)” Prishtinë, 22 dhe 23 Janar 2015 Më datat 22 dhe 23 Janar 2015 në Prishtinë u organizua konferenca e II-të ndërkombëtare „Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)“. Kjo konferencë arriti të bashkojë në një vend institucionet dhe palët e interesit nga Kosova me ato të shteteve të Europës Juglindore. […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×