Kolegji Tempulli nderon me mirënjohje akademikun kroat Josip Bozhiqeviq, për kontributin dhe përkrahjen e tij për studentët nga Kosova, të cilët kanë studiuar në Universitetin e Zagrebit

Kolegji Tempulli nderon me mirënjohje akademikun kroat Josip Bozhiqeviq, për kontributin dhe përkrahjen e tij për studentët nga Kosova, të cilët kanë studiuar në Universitetin e Zagrebit

  • Date & Time:
    • Nëntor 13, 2013

Vizita në Prishtinë e akademikut kroat Josip Bozhiqeviq dhe Prof. Dr. Sanja Shtajner nga Universiteti i Zagrebit është bërë me ftesën e z. Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli. Profesorët nga Kroacia gjatë vizitës së tyre në Prishtinë shprehën interesimin e tyre për mundësitë e bashkëpunimit institucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në emër të Akademisë së arteve dhe shkencave të Kroacisë foli akademiku Josip Bozhiqeviq, i cili shprehu interesimin për fillimin e bashkëpunimit institucional me Akademinë e arteve dhe shkencave të Kosovës. Duke qenë se udhëheqë sektorin e shkencave teknike në Akademinë kroate,  mendojë se ka mjaftë hapësirë ku mund të bashkëpunohet për të mirën e të dy popujve dhe vendeve tona, tha akademiku kroat. Nga pala kosovare edhe akademiku Fejzullah Krasniqi shprehu gatishmërinë për fillimin e bashkëpunimit akademik dhe mirëpriti plotësisht propozimet e mysafirëve nga Kroacia. Takimi ishte organizuar mjaftë mirë dhe në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, të cilat ofrojnë studime universitare në fushat e trafikut dhe transportit.  Në emër të Kolegjit Tempulli mirëseardhje ju dëshirojë dekani prof. dr. Halil Turku, i cili po ashtu falënderojë mysafirët dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në nivelin shkencor. Profesorët nga Kroacia mbajtën një ligjëratë për studentët e Kolegjit Tempulli si dhe ndanë indeksat e gjeneratës së 13-të të studentëve brucoshë. Në fund të takimit drejtori i Kolegjit Tempulli z. Muhamed Krasniqi ndau një mirënjohje për akademikun kroat duke vlerësuar lartë kontributin dhe mbështetjen e tij për studentët nga Kosova, të cilët kanë studiuar ndër vite në Universitetin e Zagrebit.

Join event

2013-11-13 2013-11-13 Europe/London Kolegji Tempulli nderon me mirënjohje akademikun kroat Josip Bozhiqeviq, për kontributin dhe përkrahjen e tij për studentët nga Kosova, të cilët kanë studiuar në Universitetin e Zagrebit Vizita në Prishtinë e akademikut kroat Josip Bozhiqeviq dhe Prof. Dr. Sanja Shtajner nga Universiteti i Zagrebit është bërë me ftesën e z. Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli. Profesorët nga Kroacia gjatë vizitës së tyre në Prishtinë shprehën interesimin e tyre për mundësitë e bashkëpunimit institucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në emër të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×