Kolegji Tempulli dhe Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Kolegji Tempulli dhe Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

  • Date & Time:
    • Korrik 11, 2014


Prishtinë, 11 Korrik 2014

Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARRH) z. Enis Berisha me bashkëpunorët e tij, pritën në takim pune një grup të profesorëve të udhëhequr nga drejtori i Kolegjit Tempulli z. Muhamed Krasniqi. Vizita është zhvilluar me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit institucional në mes dy institucioneve duke nënshkruar edhe Memorandumin e bashkëpunimit për çështje të caktuara në fusha me interes të përbashkët. Fillimisht z. Berisha njoftojë profesorët nga Kolegji Tempulli me të arriturat dhe sfidat e ARRH duke shprehur gadishmërinë për fillimin e bashkëpunimit profesional në mes të dyja institucioneve respektive.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje tjera lidhur me mundësitë e zhvillimit dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e transportit hekurudhor për nevoja të transportit për njerëz dhe mallra.   Në anën tjetër z. Krasniqi tha se Kolegji Tempulli dhe profesorët e programit akademik Trafiku hekurudhor dhe transporti, mirëpresin këtë propozim të ARRH duke qenë të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Duke mos dashur që ky nënshkrim i memorandumit të ngelë vetëm në letër, palët nënshkruese u pajtuan për zhvillimin e aktiviteteve sipas planit të vendosur. Në fund të takimit palët nënshkruese u dakorduan për veprimet konkrete dhe format e bashkëpunimit, duke filluar nga vjeshta e këtij viti, me organizimin e një tryezë të përbashkët pune dhe zhvillimin e një hulumtimi lidhur me identifikimin e nevojave reale për transportin hekurudhor në vend.

Join event

2014-7-11 2014-7-11 Europe/London Kolegji Tempulli dhe Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi Prishtinë, 11 Korrik 2014 Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARRH) z. Enis Berisha me bashkëpunorët e tij, pritën në takim pune një grup të profesorëve të udhëhequr nga drejtori i Kolegjit Tempulli z. Muhamed Krasniqi. Vizita është zhvilluar me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit institucional në mes dy institucioneve duke nënshkruar edhe Memorandumin e […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×