Firmoset memorandumi i bashkepunimit ndërmjet Postes se Kosoves dhe Shkolles se Larte Profesionale Tempulli

Firmoset memorandumi i bashkepunimit ndërmjet Postes se Kosoves dhe Shkolles se Larte Profesionale Tempulli

  • Date & Time:
    • Nëntor 22, 2012

Prishtinë 22 Nëntor  2012

Posta e Kosovës sh.a. ka firmosur sot një Memorandum të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Shkollën e Lartë Profesionale Tempulli në Prishtinë.

Qëllimi i këtij Memorandumi të bashkëpunimit është ngritja profesionale e studentëve të SHLP Tempulli dhe punëtorëve të PK-ës, duke ju krijuar mundësinë e mbajtjes së praktikës profesionale në objektet e PK-ës, respektivisht organizimin e programeve profesionale dhe akademike me qëllim të zhvillimit të përhershëm profesional të punëtorëve të PK-ës. Ky Memorandum u firmos nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës z. Sejdi Hoxha dhe Drejtori i SHLP Tempulli, z. Muhamed Krasniqi me  ç’rast ishin të ftuar dhe të pranishëm mediat e ndryshme. Posta e Kosovës do tí ketë dyert e hapura për të gjitha institucionet në Kosovë të cilat kanë për qëllim edukimin dhe ngritjen profesionale të kuadrove të tyre përmes praktikës dhe eksperiencës që ata mund të marrin në Postën e Kosovës,  theksoi ndër të tjera Kryeshefi i PK-ës. Në anën tjetër z.Krasniqi shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë e PK-së për bashkëpunim dhe tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi është e vlefshme për studentët e Tempullit sidomos ata të programit Komunikacioni Postar dhe Telekomunikacioni dhe padyshim ky është edhe fryt i një bashkëpunimi të gjatë të filluar qysh në vitin 2001.

 

Join event

2012-11-22 2012-11-22 Europe/London Firmoset memorandumi i bashkepunimit ndërmjet Postes se Kosoves dhe Shkolles se Larte Profesionale Tempulli Prishtinë 22 Nëntor  2012 Posta e Kosovës sh.a. ka firmosur sot një Memorandum të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Shkollën e Lartë Profesionale Tempulli në Prishtinë. Qëllimi i këtij Memorandumi të bashkëpunimit është ngritja profesionale e studentëve të SHLP Tempulli dhe punëtorëve të PK-ës, duke ju krijuar mundësinë e mbajtjes së praktikës profesionale në objektet e […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×