Fillon mbrojtja e temave të diplomave Bachelor dhe Master përmes platformes virtuale

Fillon mbrojtja e temave të diplomave Bachelor dhe Master përmes platformes virtuale

  • Date & Time:
    • Prill 6, 2020

Prishtinë, 6 prill 2020

Sikurse jeni njoftuar Kolegji Tempulli ka vazhduar procesin mësimor duke kaluar në mësimin nga distanca përmes platformës online që nga data 25 mars 2020. Me qëllim të krijimit të mundësive për organizmin e mbrojtjes të temave të diplomave, Tempulli tashmë ka plotësuar Udhëzimet e nevojshme për mbrojtje të temave përmes metodës virtuale.

Me datë 22 prill 2020 do të organizohet mbrojtja e diplomave në nivelin Bachelor për kandidatët  Jeton Haxhijaha dhe Florentina Haxhijaha.  Kandidatët do të mbrojnë temat e hulumtimeve “Rregullat dhe shenjat sipas kategorive të rrugëve” dhe “Rregullat dhe shenjat për lëvizjen e këmbësorëve”.

Komisoni vlerësues është në këtë përbërje:

  • Dr. Sc. Gëzim Hoxha-mentor
  • Dr. Sc. Visar Baxhuku-kryetar
  • Dr. Sc. Muhamed Krasniqi-anëtar

Me datë 23 prill 2020 do të organizohet mbrojtja e diplomës Bachelor për kandidatin Visar Grapci. Tema e mbrojtjes të diplomës së kandidatit quhet “Rëndësia e logjistikës në transport”.

Komisoni vlerësues është në këtë përbërje:

  • Dr. Sc. Muhamed Krasniqi-mentor
  • Dr. Sc. Visar Baxhuku-kryetar
  • Dr. Sc. Gezim Hoxha-anëtar

Me datë 27 prill 2020 do të organizohet mbrojtja e diplomës Master për kandidatën Hafize Sallahu. Tema e mbrojtjes të diplomës Master të kandidatës quhet “Niveli i sigurisë në vendkalimet e këmbësorëve pa sinjalizim”.
Komisoni vlerësues është në këtë përbërje:

  • Prof. Dr.  Samedin Krrabaj – mentor
  • Prof. Dr. Naser Lajqi – kryetar
  • Prof. Asoc. Dr. Shpetim Lajqi- anëtar

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në mbrojtën virtuale të Punimeve të diplomave të studentëve tanë, duhet që së paku dy ditë më herët nga data e caktuar për mbrojtje të diplomës, të paraqesin interesimin e tyre për pjesëmarrje në mbrojtje përmes email në adresën info@localhost në mënyrë që të ju lejohet qasja në platformën virtuale.

Join event

2020-4-6 2020-4-6 Europe/London Fillon mbrojtja e temave të diplomave Bachelor dhe Master përmes platformes virtuale Prishtinë, 6 prill 2020 Sikurse jeni njoftuar Kolegji Tempulli ka vazhduar procesin mësimor duke kaluar në mësimin nga distanca përmes platformës online që nga data 25 mars 2020. Me qëllim të krijimit të mundësive për organizmin e mbrojtjes të temave të diplomave, Tempulli tashmë ka plotësuar Udhëzimet e nevojshme për mbrojtje të temave përmes metodës […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×