Diplomoi kandidati i parë në studimet master

Diplomoi kandidati i parë në studimet master

  • Date & Time:
    • Tetor 7, 2011

7, Tetor 2011

Dita e sotme shënon edhe një sukses të veçantë për Tempullin dhe për kandidatin Njazi Selmani (Bachelor i komunikacionit), i cili me sukses mbrojti punimin e diplomës në studimet Master.  Mbrojtja ishte publike, me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve dhe familjarëve të z. Selmani.

Punimi i Masterit gjatë muajit shtator 2011 ishte në diskutim publik dhe i hapur për të gjithë të interesuarit për t`a lexuar dhe komentuar. Ky punim me titull “Analiza e distribuimit të mallrave ushqimore në pikat e shitjes me pakicë“ është mentoruar nga dr. Ilir Doqi, profesor i lëndës “Logjistika e transportit të mallrave”. Hulumtimi i zhvilluar por edhe prezantimi nga ana e kandidatit ishte mjaftë profesional dhe u vlerësua lartë nga komisioni vlerësues dhe të pranishmit. Kjo është mbrotja e parë e punimit të diplomës në studimet Master, të cilat organizohen sërish këtë vit akademik në SHLP Tempulli. I sapo diplomuari në Master është  student i gjeneratës së parë në studimet Bachelor (2001/2002) dhe poashtu student i gjeneratës së parë në studimet Master (2007/2008) të organizuara nga Tempulli.

Join event

2011-10-7 2011-10-7 Europe/London Diplomoi kandidati i parë në studimet master 7, Tetor 2011 Dita e sotme shënon edhe një sukses të veçantë për Tempullin dhe për kandidatin Njazi Selmani (Bachelor i komunikacionit), i cili me sukses mbrojti punimin e diplomës në studimet Master.  Mbrojtja ishte publike, me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve dhe familjarëve të z. Selmani. Punimi i Masterit gjatë muajit shtator 2011 ishte në […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×