Dekani, Profesor Baxhuku takon përfaqësuesit e strukturave të Kolegjit Tempulli

Dekani, Profesor Baxhuku takon përfaqësuesit e strukturave të Kolegjit Tempulli

  • Date & Time:
    • Maj 14, 2020

Prishtinë, 14 Maj 2020

Në vazhdën e përgatitjeve të nevojshme për procesin e akreditimit institucional të Kolegjit Tempulli, Dekani, Dr. Sc. Visar Baxhuku, në mesditë sot ka takuar përfaqësuesit e programeve studimore të akredituara, përfaqësuesit e Institutit, Zyrës për sigurimin e cilësisë, Zyrës të Sekretares të përgjithshme, Qendrës për zhvillim profesional dhe përfaqësuesen e Këshillit të studentëve. Gjatë këtij takimi fillimisht është analizuar procesi i mësimit nga distanca dhe pastaj është diskutuar rreth nivelit të përgatitjes për procesin e akreditimit duke u bazuar në përmbushjen e secilit standard të cilësisë. Duke u bazuar në propozimet nga strukturat e Tempullit, Dekani gjatë takimit të sotëm ka caktuar përbërjen e ekipeve për të biseduar me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar. U vendos që sërish gjatë kësaj jave të mbahet edhe një takim për të rishikuar përmbushjen e obligimeve të marra sipas agjendës zyrtare nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Takimi është mbajtur në respektim të plotë të distancës fizike.

Join event

2020-5-14 2020-5-14 Europe/London Dekani, Profesor Baxhuku takon përfaqësuesit e strukturave të Kolegjit Tempulli Prishtinë, 14 Maj 2020 Në vazhdën e përgatitjeve të nevojshme për procesin e akreditimit institucional të Kolegjit Tempulli, Dekani, Dr. Sc. Visar Baxhuku, në mesditë sot ka takuar përfaqësuesit e programeve studimore të akredituara, përfaqësuesit e Institutit, Zyrës për sigurimin e cilësisë, Zyrës të Sekretares të përgjithshme, Qendrës për zhvillim profesional dhe përfaqësuesen e Këshillit […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×