Home

Logjistika dhe Transporti

Logjistika dhe Transporti-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Ky  program  është  dizajnuar  për  individët  që  punojnë  në  profesionin e  logjistikës  dhe  transportit,  zakonisht  në  menaxhmentin  e  mesëm. Shpeshherë  punëdhënësit  janë  shumë  të  brengosur  për  punëtorët  e tyre në nivelin e mesëm të menaxhimit sepse në mungesë të vetëdijes strategjike ata pa dashje mund të ngadalësojnë arritjet e objektivave të kompanive.

Një parakusht për progres për shumicën e këtyre menaxherëve është që ata të zhvillojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në kuptimin e çështjeve strategjike, mjeteve dhe teknikave në punë.

Përveç  akreditimit  nga  Agjencia  e  Kosovës  për  Akreditim  (AKA),  ky program është i akredituar edhe nga The Chartered Institute of Logistics and Transport – (CILT) International.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

• të trajtojnë temat nga logjistika dhe transporti në kontekstin strategjik,

• të menaxhojnë strategjinë e punës,

• të menaxhojnë punën në logjistikë dhe transport,

• të planifikojnë rrjetin strategjik në logjistikë dhe transport,

• të arrijnë performancë  strategjike në logjistikë dhe transport,

• të njohin metodat e hulumtimit,

• të projektojnë profesionalisht projekte në logjistikë dhe transport.

Disa nga mundësitë për punësim:

• logjistikë,

• zinxhir të furnizimit,

• shpërndarje,

• transport,

• magazinim,

• konsulencë në logjistikë,

• projekte logjistike.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet