LIGJERUESIT
PROGRAMI PËR LIGJERUES PROFESIONAL NË AUTOSHKOLLA
Këto programe zhvillohen duke u bazuar në Udhëzimet Administrative Nr. 2008/11, Nr. 2008/5, dhe Nr. 2008/9 të MTPT-së
Qëllimi i programit
Qëllimi i këtij programi është të përcaktohet programi i provimit profesional, procedura e licencimit për ligjërues profesional për aftësimin e kandidatëve nga pjesa teorike për patentë shofer.
Programi i provimit profesional përfshin:
- Dispozitat që kanë të bëjnë me aftësimin e kandidatit për shofer;
- Dispozitat e komunikacionit dhe rregullat e sigurisë;
- Psikologjia e të mësuarit të kandidatit për shofer;
- Didaktika;
- Teknika e komunikacionit;
- Njohja e mjetit motorik;
- Metodika e të mësuarit.
Dokumentacioni për paraqitjen e provimit profesional
Për paraqitjen e provimit profesional kandidati duhet të paraqes këto dokumente:
- Aplikacioni;
- Fletëpagesa;
- Dëshmia për përgatitjen profesionale;
- Patentë shoferi;
- Letërnjoftimi apo pasaporta.
Organizimi i provimit profesional
Provimi profesional organizohet në tri pjesë me:
- shkrim-test;
- prezantimi i temës(orës mësimore);
- përgjigje me gojë.
Ç’ka pas prërfundimit të provimit
Kandidati i cili e jep provimin në tërësi i lëshohet vërtetimi i cili vlen deri në lëshimin e licencës.