Home

U perkujtua profesor Arif Krasniqi - themelues i Kolegjit Tempulli

13 Gusht 2011

Sot në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar u mbajtë Akademi Përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të profesor Arif Krasniqit. Familjar, miq, bashkëpuntorë, profesorë dhe studentë sot përkujtuan profesor Arif Krasniqin, si njeri me virtyte të larta, veprat dhe puna e të cilit do të mbesin të pavdekshme.

 

Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan Prof. dr. Isa Mustafa i cili tha: Megjithëse Arifi u nda fizikisht nga jeta, puna e tij e reflektuar vite me radhë nuk e zbehë ëndrrën e tij për një Prishtinë ndryshe.

 

z. Ibrahim Makolli tha se profesor Arifi ishte i pajisur me virtytet më të larta të një atdhetari, arsim-dashësi e humanisti, virtyt të cilin arriti me sukses ta bartë edhe te tjerët.

 

Prof. dr. Musli Bajraktari në fjalimin e tij solli sërish në kujtesë veprën e madhe të profesor Arifit i cili ishte nismëtar në themelimin e departamentit të komunikacionit rrugor ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1996 si dhe themelues dhe dekan i Kolegjit Tempulli në Prishtinë.

 

Në emër të familjes të gjithë pjesëmarrësit i falenderoi Muhamed Krasniqi, djali i profesor Arifit i cili tha se ndarja nga jeta e babait tonë për ne është dhembja e dyfishtë sepse ne, familja mbetëm pa kryefamiljarin e tonë dhe Tempulli mbeti pa themeluesin dhe profesorin e vet.

 

Kjo akademi  përkujtimore është organizuar në patronatin e Zv. Kryeministrit të Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Behxhet Pacolli.