Home

Tryezë e rrumbullakët “Kosova si qendër e rëndësishme e udhëtarëve në regjionin e Evropës Juglindore dhe kërkesat për shërbime shtesë në trafikun ajror”

Prishtinë, 23 Shtator 2016

Trafiku por edhe transporti ajror në Kosovë janë duke lëvizur përpara në industrinë e aviacionit në regjion dhe më gjerë. Kosova është një pikë e rëndësishme referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar, e cila përditë e më tepër është duke ofruar mundësi komode për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave.

Kështu u tha në tryezën  e rrumbullakët “Kosova si qendër e rëndësishme e udhëtarëve në regjionin e Evropës Juglindore dhe kërkesat për shërbime shtesë në Trafikun ajror”, të organizuar nga Kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Autoritetin e Aviacionit  Civil të Kosovës, e cila kishte për qëllim që të veprojë si një platformë diskutimi në mes të zyrtarëve qeveritar, autoritetit përkatës dhe ofruesve të shërbimeve në aeroporte, duke u përpjekur për tu njohur me angazhimet e secilit institucion në funksion të zhvillimit te sistemit të trafikut ajror ne vend.

Gjatë këtij takimi përmes prezantimeve të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse në vend, përveç që u njohëm me gjendjen aktuale, sfidat dhe zhvillimet në këtë frymë, u diskutua edhe për këto çështje:

• Gjendja momentale e kuadrit ligjor në vend sa i përket trafikut ajror dhe harmonizimi i tij me legjislacionin e BE-së.

• Strategjitë dhe politikat kombëtare për zhvillimin e aviacionit civil.

• Përgjegjësinë e transportuesve ajror në lidhje me bartjen e pasagjerëve dhe mallrave, përmes ajrit.

• Sigurimin e mbrojtjes se interesave të konsumatorëve në transportin ajror, nëpërmjet unifikimit dhe harmonizimit të rregullave dhe veprimeve për lëvizjen e lirë dhe të sigurt të pasagjerëve dhe mallrave.

• Kërkesat e operatorëve ekonomik për një ambientit më të favorshëm për ofrimin sa më të sigurt, cilësor dhe të shpejtë te shërbimeve të transportit ajror në vend.

• Kërkesat për shërbime shtesë të operimeve në aeroport, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Sigurimit.

• Përfshirjen e Republikës së Kosovës në konventat ndërkombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trafikut ajror.

• Kapacitetet vendore në sigurimin e trafikut ajror në vend -  sa janë të gatshme institucionet tona që kanë mandatin ligjor të bëjnë investigimin e aksidenteve/incidenteve eventuale ajrore në Aviacionin civil?

• Veprimet drejt menaxhimit dhe kontrollimit të hapësirës ajrore mbi qiellin e Kosovës - a janë hartuar qartë politikat dhe strategjitë rreth kësaj çështje?

• Rëndësia e edukimit dhe promovimi i studimeve akademike dhe trajnimeve profesionale në trafikun dhe transportin ajror, etj.