Home

Thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Prishtinë, 1 Shtator 2018

Kosova vazhdon të jetë e goditur nga fenomeni i numrit të madh të aksidenteve. Sikurse edhe viteve tjera (sidomos gjatë muajve të verës), si pasojë e aksidenteve të shumta të trafikut është ulur ndjeshëm siguria e lëvizjes të qytetarëve në rrugët e vendit.

Tashmë lëvizja në rrugë e secilit pjesëmarrës është një sfidë në vete me të cilën po ballafaqohen çdo ditë qytetarët. Poashtu, me fillimin e vitit të ri shkollor trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurtë për fëmijët.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS, ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, ju drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të janë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut.

Në mjedise shkollash, të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Nga fëmijët kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grupe.

Udhëzohen prindërit që automjetet e tyre t’i parkojnë më larg shkollës dhe të ecin deri te shkolla, në të kundërtën përveç që vazhdimisht bllokojnë rrugët në afërsi të shkollave ata pa dashje rrezikojnë edhe sigurinë e nxënësve.