Home

Tempulli merr akreditimin shtesë ndërkombëtar nga IRU Academy për trajnimet periodike CPC për transportuesit e mallrave

Paris 26-27 Qershor 2017

Bashkimi Evropian dhe 9 aktorët kryesorë të trajnimit profesional të transportit rrugor në Evropën Juglindore përmes projektit SEED (The South East Europe harmonised qualification of professional Drivers), të bashkëfinancuar nga programi "Erasmus +" i Komisionit Evropian, kanë arritur të rrisin dhe përmirësojnë standardin e kualifikimeve profesionale për transportuesit rrugor në rajon. Siguria në rrugë dhe në transportin rrugor sigurisht është më efikase përmes edukimit të shoferëve, e cila përbën thelbin e këtij projekti shumë kombëtar dhe konfirmon rëndësinë e edukimit profesional (fillestar dhe periodik) në sektorin e transportit rrugor. Evropa Juglindore tashmë ka harmonizuar kualifikimet e shoferëve profesional (SEED), ndërsa Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli është akredituar edhe për trajnimet periodike CPC për shoferët profesionistë në rajonin e Evropës Juglindore.