Home

Takimi rajonal i Qendrave të akredituara nga IRU Academy-Grupi Punues për Evropën Juglindore

Shkup, 8 Qershor 2017

Takimi i Grupit Punues të Evropës Juglindore dhe Konferenca e planifikuar në kuadër të projektit SEED, u mbajt në Shkup. Edhe pse vendi ynë ende nuk është pjesë (as vëzhguese) e Kartës së Cilësisë të ECMT,  ky takim padyshim se ishte një mundësi shtesë për të azhurnuar dhe adresuar vështirësitë në (mos) zbatimin e Kartës së Cilësisë të ECMT në rajonin e Evropës Juglindore (EJL).

Kjo Konferencë ishte edhe një mundësi që të gjithë përfaqësuesit e shteteve nga Zvicra, Franca, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova të njihen me pajtueshmërinë e Kartës së Cilësisë ECMT në rajonin e EJL-së, si dhe me iniciativat e ndryshme të zhvillimit të trajnimit profesional të ndërmarra nga IRU Academy.

Nga Kosova në ketë takim morën pjese përfaqësuesit e Kolegjit “Tempulli”,  i cili është partneri i vetëm në këtë projekt nga Kosova dhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës.