Home

Së shpejti Tempulli fillon me seminaret për shofer instruktor

Prishtinë, 22 Tetor 2016

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, së shpejti fillon organizimin e seminareve për licencimin dhe ri-licencimin e Shofer Instruktorëve.

Seminaret organizohen në bazë të Marrëveshjeve të bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Infrstruktures dhe Kolegjit “Tempulli”, duke u mbështeur edhe në Ligjin në fuqi për Patentë shofer nr .05/L-064 si dhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 2008/11 për licencimin dhe verifikimin e njohurive të Shofer-Instruktorëve.