Home

Punëtoria për pilotimin e trajnimit të CPC të shoferëve

Prishtinë, 20-24 Mars 2017

Edhe vendi ynë kreu me sukses trajnimin e radhës sikurse vendet tjera të rajonit në kuadër të projektit “SEED-Kualifikimi i harmonizuar i shoferëve profesional në Evropën Juglindore” të mbështetur nga Komisioni Evropian. Partneri i vetëm në këtë projekt nga Kosova është Kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli”. Në këtë punëtori për pesë ditë me radhë në Prishtinë u mbajt trajnimi pilotues për CPC shoferë.

Përveç instruktorëve që ligjëruan përballë shoferëve të kompanive të ndryshme nga vendi, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit nga Promotrans-Francë dhe IRU Academy- Gjenevë.

Ky projekt ka për qëllim të caktojë një program të përbashkët periodik për kompetencën profesionale për të gjithë shoferët në transportin e mallrave duke harmonizuar përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e këtij programi me qëllim të edukimit të vazhdueshëm të këtyre shoferëve profesionistë.