Home

Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban të Prishtinës

Prishtinë, 9 Nëntor 2018

Përmes formave të ndryshme tash e shumë vite Kolegji Tempulli është duke kontribuar në nivelin lokal dhe qendror në shumë projekte dhe aktivitete në kuadër të veprimtarisë të vet profesionale dhe shkencore në inxhinierinë e trafikut, transportit dhe të sigurisë rrugore. Përditë e me tepër puna dhe kontributi individual dhe institucional i Kolegjit Tempulli po vlerësohet edhe në vend. Sot Kryetari i Komuna e Prishtinës z. Shpend Ahmeti i dhuroi një mirënjohje Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, Drejtor i Kolegjit Tempulli për kontributin e tij si Anëtarë i Këshillit Drejtues të Planit të mobilitetit të qëndrueshëm të Prishtinës.

Profesor Krasniqi tha se Kolegji Tempulli është i gatshëm të ndihmojë kryeqytetin edhe sa i përket rregullimit të qarkullimit në trafik, planifikimit dhe projektimit në trafik si dhe aspektet tjera profesionale që ndikojnë në rritjen e sigurisë të lëvizjes në rrugë.