Home

Në kuadër të mobilitetit të stafit akademik, profesorët nga Universiteti i Dresden-it vizitojnë Kolegjin “Tempulli”

Prishtinë, 4 Tetor 2018

Me qëllim të zgjerimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve profesionale me Universitetin Teknik të Dresden-it, Drejtori i Kolegjit “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi priti sot në takim pune profesorët nga Universiteti partner, Dr.-Ing. Eric J. Schöne, Dipl.-Ing. Martin Sommer dhe Dipl.-Ing. Hendrik Bähr dhe profesorin Naim Çitaku.

Ndër temat e diskutimit ishin mundësia e zhvillimit të një programi të përbashkët në nivelin Bachelor dhe Master, aplikimi i përbashkët në projekte ndërkombëtare si dhe vazhdimi i bashkëpunimit institucional për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik për përiudhen kohore 2019-2022.

Mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik ka filluar qysh vitin e kaluar dhe deri më tani dy ekipe të stafit akademik nga institucionet partnere kanë realizuar vizitat studimore, poashtu edhe studentët e dyja institucioneve kanë kaluar nga një semestër në institucioni partner.

Kolegji Tempulli dhe Universiteti Teknik i Dresdenit kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në Janar të vitit 2017.