Home

Marrëveshje bashkëpunimi me prodhuesin e pajisjeve teknike për qëllime studimore

Mordano, Itali, 23-24 Nëntor 2017

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit profesional në planin ndërkombëtar, profesorët e Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” qëndruan për vizitë zyrtare dy ditore në Itali.

Përgjatë kësaj kohe ata kanë zhvilluar takime të rëndësishme me qendrat e njohura në Itali për prodhimin e softwareve dhe pajisjeve laboratorike në fushën e trafikut dhe transportit. Ndërkohë është vendosur edhe Marrëveshja e bashkëpunimit me kompaninë V.B. S.r.l. që është prodhuesi zyrtar i pajisjeve arsimore të inxhinierisë teknike në qytetin Mordano në Itali.

Dikur në vitin 1965 V.B. S.r.l. ishte vetëm një servis i thjeshtë i themeluar nga automekaniku Giano Paolo Baldi, ndërsa sot është fabrikë e rëndësishme me dhjetëra punëtorë dhe themeluesi i saj tash është mjeshtër i njohur dhe shpikës i shumë pajisjeve mekanike për qëllime studimi. Kjo fabrikë furnizon shumë qendra trajnuese, shkolla dhe fakultete në mbarë globin.

Të dyja palët janë dakorduar për ngritjen e një qendre të madhe laboratorike në Kosovë në hapësirat e Kolegjit “Tempulli”, e cila do të ju shërben studentëve dhe kandidatëve në kuadër të Qendrës për Zhvillim Profesional (QZHP) për punë praktike nga fusha e sinjalizimit, motoristikës, ngasjes, sigurisë rrugore, etj.