Home

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Dresden-it

Prishtinë, 10 Janar 2017

Kolegji “Tempulli” përveç bashkëpunimit me institucione vendore dhe akter të tjerë të fushës sonë në Republikën e Kosovës, një rëndësi të veçantë gjithmonë i kushton edhe bashkëpunimit me institucione dhe universitete të ndryshme nga rajoni dhe Evropa.

Pas vizitës së suksesshme të profesorëve të Universitetit Teknik të Dresdenit në Kolegjin “Tempulli” me datë 24 Nëntor 2016 dhe pas komunikimeve të vazhdueshme me udhëheqësit e këtij institucioni kemi arritur të nënshkruajmë një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.

Fushat e bashkëpunimit do të përfshijnë çdo program të studimit i cili ofrohet nga dy institucionet, me qëllim të promovimit të qëllimeve të më poshtme:

• Shkëmbimin e stafit të institucioneve;

• Shkëmbimin e studentëve;

• Shkëmbimin e publikimeve shkencore;

• Projekte të përbashkëta shkencore;

• Projekte të përbashkëta mësimore;

• Programe të përbashkëta kulturore, etj.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar nga Prorektori për çështje akademike dhe ndërkombëtare z. Hans Georg Krauthauser dhe Drejtori i Kolegjit “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi.

Universiteti Teknik i Dresdenit (TUD) është një nga universitetet më të mëdha dhe më dinamike në Gjermani, me gjithsejtë 14 fakultete të ndarë në pesë fusha studimi.