Home

Konferenca e 6-të ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Inteligjente në Transport”

Identifikimi i mangësive në rrjetin ekzistues të rrugëve, parandalimi i aksidenteve dhe reduktimi i pasojave të tyre, rankimi i lartë në nivelin e sigurisë rrugore, janë vetëm disa nga përparësitë që gëzojnë shtetet që implementojnë Auditimin, Inspektimin dhe Sistemet Intelegjente të Transportit.

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka diskutimi profesional për pikat e lartëcekura, Kolegji “Tempulli”, AMRKS, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë me mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizuan Konferencën e 6-të Ndërkombëtare “Auditimi, Inspektimi dhe rëndësia e Sistemeve Intelegjente në Transport”.

Ndër të tjera, poashtu u diskutua edhe për: rritjen e sigurisë në trafik si faktor kyç në parandalimin e aksidenteve në rrugë, rehabilitimi i të lënduarve dhe sfidat e çdoditshme të familjareve të viktimave nga aksidentet në rrugë, menaxhimi i sigurisë rrugore-praktikat ndërkombëtare në auditimin dhe inspektimin e rrugëve, domosdoshmëria e aplikimit të sistemeve inteligjente si dhe Autostrada e Paqes.

Në hapje të konferencës mori pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit z.Pal Lekaj, kurse panelistë ishin përfaqësues nga: Federata Evropiane për Viktimat e Trafikut Rrugor-FEVR, Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor-Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Divizioni për Komunikacion Rrugor-Policia e Kosovës,  Federata Ndërkombëtare e Rrugëve, IRU Academy, OSBE Kosovë, Këshilli Evropian për Siguri në Transport-ETSC, AptiDrive Limited, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport.

Sikurse viteve tjera, rekomandimet e dhëna nga ekspert vendor dhe ndërkombëtar do të shpërdahen tek institucionet dhe palët e interesit në vend, me qëllim që të konsiderohen si disa nga masat e veprimit që duhet të ndërmerren për të siguruar një lëvizje të sigurt në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.