Home

Kolegji Tempulli riakreditohet nga Instituti i Certifikuar për Transport dhe Logjistikë-CILT

24 Prill 2019

Këtë vit Kolegji Tempulli ka aplikuar për vazhdimin e akreditimit për tri programe profesionale në fushën e Logjistikës dhe Transportit.

Pas analizimit të aplikacionit, CILT-i ka vazhduar akreditimin Kolegjit Tempulli edhe për një periudhë tri vjeçare. Vendimi për akreditim është nënshkruar nga Sekretari Gjeneral i CILT-it z. Keith Newton.

Kosova mbetet vendi i vetëm në regjion ku ofrohen studime profesionale për studentë vendas dhe të jashtëm në fushën e transportit dhe logjistikës. Kandidatët pas kryerjes me sukses të këtyre studimeve varësisht nga niveli i studimeve do të pajisen me Certifikatë fillestare, Certifikatë ndërkombëtare dhe Diplomë ndërkombëtare në Transport dhe Logjistikë.

Instituti i Certifikuar për Transport dhe Logjistikë-CILT përfaqëson industritë e transportit dhe logjistikës nga mbarë bota.