Home

Kolegji “Tempulli” antarësohet në Federatën Evropiane për Viktimat e Trafikut Rrugor-FEVR

Barcelonë, 28-30 Shtator 2018

Federata Evropiane për Viktimat e Trafikut Rrugor-FEVR është organizatë joqeveritare e cila ka një traditë mbi 25 vjeçare dhe qëllimi i punës së saj është ofrimi i ndihmës dhe asistencës për viktimat nga aksidentet në trafikun rrugor si dhe zhvillimi i kampanjave të ndryshme me qëllim zvogëlimin e rrezikut dhe dëmeve nga aksidentet në trafikun rrugor.

Antarësimi i Kolegjit “Tempulli” në këtë FEVR tashmë është aprovuar në mbeldhjen vjetore të Bordit të saj, të mbajtur më datë 28-30 Shtator 2018 në Barcelonë-Spanjë. Ndonëse mbështetja dhe anagazhimi i partnerëve tanë nuk ka munguar, për shkak të rrethanave politike që kemi me shtetin e Spanjës pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Kolegji “Tempulli” ka qenë e pamundur.

Qysh nga viti 2015 Kolegji “Tempulli” ka përkrahuar kampanjën e ideuar nga FEVR, Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor përmes zhvillimit të aktiviteteve javore në përkujtim të gjithë atyre që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Antarësimi në FEVR hap mundësi për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtare me institucione dhe organizata të specializuara të cilat në vazhdimësi zhvillojnë kampanja vetëdijësuese me qëllim përmirësimin sigurisë së lëvizjes në rrugë.