Home

Gjenerata e 16-të e studentëve të rinj fillojnë studimet

Prishtinë, 20 Tetor 2016

Sot ishte Dita e parë e derës së hapur për studentët brucoshë të gjeneratës së 16-të, të cilët përmes një ceremonie solemne filluan vitin e ri akademik 2016/2017.

Në hapje të ceremonisë, studentëve ju drejtua me një fjalë mirëseardhje Dekani i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Prof. Dr. Xhevat Perjuci. Dekani vlerësojë lart mençurinë e studentëve në përzgjedhjen e tyre për të studiuar në programet mjaft specifike dhe të veçanta të cilat i ofron Kolegji “Tempulli”. Ai ndër të tjera theksojë se investimi më  dobiprurës  për  çdo  individ  dhe  shoqëri është investimi në arsim dhe ngritje profesionale dhe ju studentë të dashur pas përfundimit të këtyre studimeve do të kontribuoni në zhvillimin e vendit.

Institucioni ynë vepron për më tepër se dy dekada, duke u rritur në numër dhe duke u zhvilluar për çdo ditë, pastaj duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të aftësuar dhe shkolluar kuadro të reja të cilët do të janë të gatshëm për punë.  Jemi të bindur se me punën tonë kemi ndikuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, në rritjen e punësimit dhe në rritjen e sigurisë në trafik.

Në këtë ceremoni solemne morën pjesë drejtori, sekretarja, disa mësimdhënës dhe një pjesë e stafit administrativ të Kolegjit “Tempulli".