Home

Edicioni i parë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”

Me datë 26-27 Janar 2019 në Prishtinë është mbajtur edicioni i parë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”, i cili paraqet një formë e re të organizimit të festivaleve dhe mbi të gjitha ka për qëllim që përmes filmit të vejë në pah se mbi të gjitha në këtë botë është siguria dhe mbrojtja e jetës.

Ideja për këtë festival është nisur nga nevoja për të gjetur mënyra shtesë për të komunikuar por edhe dërguar porosi të qarta te qytetarët për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës të tyre. Për realizimin e kësaj ideje përmes artit, themeluesit gjetën një mënyrë shumë të thjeshtë duke hapur konkursin për të realizuar video dhe filma me telefona të mençur, ku secili mund të tregojë një histori, një ngjarje

Në festival konkurruar 721 filma nga 92 shtete nga mbarë bota. Nga këta filma janë selektuar 58 filma të cilët janë shfaqur për dy ditë në kinematë e qytetit Kino ABC dhe Kino ARMATA.

Juria për këtë edicion ka shpallur fitues filmat dhe storiet e suksesit sipas kategorive zyrtare:

Programi i Konkurrencës “Best Short Film” me kohëzgjatje 1 deri 29 minuta.

Programi i Konkurrencës “Best Documentary” me kohëzgjatje 3 deri 29 minuta.

Programi i Konkurrencës “Best Vlog” me kohëzgjatje 3 deri 29 minuta.

Programi i Konkurrencës “Best Success Story” me kohëzgjatje 3 deri 29 minuta.

Ndarja e çmimeve u bë në natën finale te dielën me datë 27 Janar 2019 në Kino Armata në Prishtinë dhe është transmetuar direkt nga Radio Televizioni Publik i Kosovës.

Çmimet fituese për arritje jetësore, për film dhe për storie të suksesit i janë dhënë:

“LIFE ACHIEVMENT” për aktoren/aktorin më të madh, që ndër vite në karrierë ka provuar dhe ka përjetuar të gjitha llojet e xhirimeve (prej shirit filmik, formatit VHS, me kamera digjitale dhe ja tash edhe në epokën e smartfonëve). Ky çmim kësaj radhe i është ndarë aktores Leze Qena.

“BEST NATIONAL FILM” i është ndarë regjisores Hareza Basha nga Kosova për filmin “Delete”

“BEST CAMERA” i është ndarë regjisorit Chaw Khanawutikarn nga Tajlanda për Dokumentarin “Snow Day” të xhiruar në New York, në Amerikë.

“BEST DIRECTOR” i është ndarë regjisorit Luigi Russo nga Italia për filmin “The Human Resorses”.

“ARIF KRASNIQI” është çmim jashtë konkurrencës të cilën e ndan Kolegji Tempulli. Ky çmim i dedikohet brezit te ri, si motivacion për krijimin e filmave dhe veprave tjera nga dhe për sigurinë e qytetarëve në rrugë. Këtë edicion ky çmim i është ndarë z. Malë Hoti nga ''Shkolla e Aktrimit'' Eureka Film.

“SPECIAL MENTIONED” i është ndarë regjisorit Mehmet Can MICIK nga Turqia për filmin “Breath”.

“VËMENDJE E VEÇANTË” i është ndarë z. Admir Molla nga Amerika për realizimin e stories të tij të suksesit dedikuar një ndërmarrësi shqiptar në Amerikë.

“VËMENDJE E VEÇANTË” i është ndarë gazetares Ana Rustemi nga Kosova për realizimin e stories të saj të suksesit të titulluar “Valter Succes Story” dedikuar një ndërmarrësi shqiptar ne Hungari.

“VËMENDJE E VEÇANTË” i është ndarë z. Kremtim Krasniqi nga Turqia me storien e tij “Gjuha” që ju kushtohet

bashkëkombësve tanë në Turqi.

“BEST DIASPORA SUCCESS STORY” i është ndarë znj. Arbela Statovci nga Zvicra për realizimin e stories të saj për sukseset në Zvicër si Ndërrmarrëse dhe Politikane.

“BEST Vlog” i është ndarë regjisorit Oliver Grüttner nga Gjermania për filmin “Two Young Men Shooting a Video”.

“BEST DOCUMENTARY” i është ndarë regjisores Leanne Brady nga Afrika Jugore për filmin “Red Zone Paramedics”

“BEST SHORT FILM” (ÇMIMI KRYESOR / MAIN AWARD) i është ndarë regjisorit nga India Kishor Laxmi Hambirrao Londhe për filmin “The Captivity”