Home

Edhe një hap më tutje drejt bashkëpunimit institucional

Prishtinë, 2 Nëntor 2018

Kolegji Tempulli qysh me themelimin e Ministrisë të ngarkuar për transport në vazhdimësi ka  patur bashkëpunim institucional në shumë aktivitete. Kolegji Tempulli ka nënshkruar Marrëveshjen e parë tē Bashkëpunimit me Ministrinë në vitin 2006. Ndër vite janë zhvilluar disa programe aftësuese/trajnuese të cilat zhvillohen në kuadër të marrëveshjeve në fuqi konform ndryshimit dhe plotësimit të legjislacionit përkatës.

Takimi u mbajt në Kabinetin e Ministrit z. Pal Lekaj. Gjatë takimit  bashkërisht u rishikuam zhvillimet në trafikun dhe transportin rrugor në vend përmes një bashkë bisedimi profesional në drejtim të zgjidhjes të problemeve me të cilat po ballafaqohen përdoruesit e rrugës. Prof. Dr. Muhamed Krasniqi në fund të takimit e falënderojë Ministrin Lekaj për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për implementimin e marrëveshjeve institucionale në ofrimin e shërbimeve profesionale për një siguri më të madhe në rrugë.