Home

Edhe Kosova bëhet anëtare e barabartë e Federatës Ndërkombëtare të Rrugëve (International Road Federation) IRF

Prishtinë, 15 Shkurt 2018

"Në emër të Federatës Ndërkombëtare të Rrugëve dhe Komitetit Ekzekutiv është kënaqësi të ju urojmë mirëseardhje juve si një anëtar i ri dhe t'ju falënderojmë për interesimin tuaj për të ju bashkuar organizatës tonë.

Jam e lumtur që ju keni vendosur të bashkoheni me ne, ndërsa ne të vazhdojmë të veprojmë si një partner global për sektorin e rrugëve në mbarë botën" shkruan në letrën e saj zyrtare të pranimit znj. Susanna Zammataro, drejtore ekzekutive e IRF-së, drejtuar z. Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli.

Anëtarësimi i Kolegjit Tempulli në IRF i hap rrugë bashkëpunimit të Kosovës me institucionet tjera të kësaj fushe, në një rrjet të gjerë global me mbi tetëdhjetë vende nga mbarë bota.

IRF është themeluar në vitin 1948 dhe ofron një bazë të gjerë të ekspertizës për planifikimin e strategjisë dhe politikave të zhvillimit të rrugëve. Anëtarësimi i Kolegjit Tempulli në IRF përveç që ka rëndësi të madhe për institucionin tonë, sigurisht që është edhe një mundësi e mirë për vendin duke i hapur rrugë bashkëpunimit me institucionet dhe agjencitë e kësaj fushe, në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.