Home

Dita informuese për Instruktor të Shoferëve

Prishtinë, 27 Tetor 2018

Sot në Kolegjin Tempulli u mbajt Dita informuese me kandidatët e regjistruar në shkollimin për Instruktor të shoferëve. Gjatë këtij takimi kursantet u njoftuan stafin mësimdhënës, trajnerët, modulet/lëndët mësimore nga pjesa teorike dhe praktike, dinamikën e shkollimit të këtij programi trajnues të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Kolegji Tempulli ka zhvilluar këtë standard kombëtar sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Ky është grupi i 20-të i instruktorëve, ndërsa grupi i parë ka filluar para 12 viteve. Kolegji Tempulli si institucioni i vetëm i akredituar në vend për këtë shkollim, po i jep fund pritjes dy vjeçare të kandidatëve të interesuar për instruktor të shoferëve në vendin tonë.