Home

Dita Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor

Prishtinë, 15 Nëntor 2016

E diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor zhvillohen nga Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara ‘Tempulli’ dhe KUSA.

Të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për të penguar të keqen dhe për të ofruar më shumë siguri në rrugë.