Home

Inxhinieria Postare dhe Telekomunikacioni

Inxhinieria Postare dhe Telekomunikacioni-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Me  zhvillimin  e  teknikës  dhe  teknologjisë  bashkëkohore  të  Telekomit Europian  dhe  botëror,  edhe  Telekomi i Kosovës  është  kyçur  në  rrjetin ndërkombëtar. Prandaj për projekte të reja nevojitet trajnimi, përkatësisht përgatitja e kuadrove profesionale. Sot, po ashtu telefonia mobile dhe rrjeti i internetit mbulon pothuajse tërë territorin e Kosovës.

Kosova  ka  mungesë  të  njerëzve  të  kualifikuar  për  dërgesat  e  mallit, letrave me vlerë, pagesave e të ngjashme.  Janë këto vetëm disa nga nevojat për kuadro të profilit të trafikut dhe transportit postar, prandaj me shkollimin e kuadrove të reja, zhvillohet dhe rritet cilësia e shërbimeve postare dhe telekomunikimeve në nivel të Kosovës dhe më gjerë.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

të udhëheqin dhe menaxhojnë punët në Postën e Kosovës,

• të organizojnë punën e kompanive që merren me dërgesat e mallit në    vend dhe jashtë vendit, • të udhëheqin dhe koordinojnë punët në qendrën telefonike,

• të menaxhojnë punët në kompani të telefonisë mobile,

• të organizojnë trafikun postar,

• të mirëmbajnë dhe riparojnë aparatet dhe paisjet e telekomunikacionit,

• të zhvillojnë projekte për rrjete të telekomunikacionit,

• të montojnë dhe sigurojnë sistemet e telekomunikacionit në terren,

• të organizojnë dhe udhëheqin punët në organizata dhe kompani që merren me projektimin e telefonisë fikse dhe mobile,

• të ligjërojnë lëndët e trafikut postar dhe telekomunikacionit në shkolla të mesme profesionale në vend, etj.

Disa nga mundësitë për punësim:

kompani postare,

• dërgesa postare,

• telefoni mobile,

• telefoni fikse,

• centrale telefonike,

• shkolla të mesme profesionale.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet