Inxhinieria e Trafikut dhe Transporti Rrugor
Inxhinieria e Trafikut dhe Transporti Rrugor-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor
Zhvillimi i shpejtë ekonomik varet edhe nga kontributi i ekspertëve të lëmisë së qarkullimit, trafikut dhe transportit rrugor. Kjo konsiston në nevojën e shkollimit të kuadrove të cilat që nga fillimi do të përgatiten profesionalisht për sferat përkatëse.
Projektet në auditimin e rrugëve, sigurinë rrugore, në infrastrukturor në rehabilitimin, ndërtimin dhe sinjalizimin e rrugëve kërkojnë kuadro me kompetencë të lartë në profesion.
Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:
• të planifikojnë dhe përcjellin rrjedhën e trafikut dhe transportit rrugor,
• të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat lidhur me planifikimin e transportit,
• të mirëmbajnë dhe menaxhojnë parkun vozitës të organizatave/kompanive,
• të përcaktojnë itinerarin dhe kushtet e transportit,
• të zhvillojnë dhe bëjnë ekspertizën e aksidenteve në trafik,
• të auditojnë sigurinë në rrugë,
• të projektojnë rrugët përfshirë sinjalizimin horizontal dhe vertikal,
• të menaxhojnë punët në qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve,
• të organizojnë dhe mbajnë ligjërata nga pjesa teorike në auto shkollë,
• të caktojnë vlerën e dëmtimit të automjeteve në rast aksidenti,
• të ligjërojnë lëndët e trafikut dhe transportit në shkolla të mesme profesionale, etj.
Disa nga mundësitë për punësim:
• organizatat që merren me transportin urban,
• organizatat që merren me komunikacionin interurban,
• ndërmarrjet për rregullimin e rrugëve,
• serviset ku kryhen kontrollat teknike,
• shërbime profesionale për përdorues në komunikacion,
• trajnime me edukatë dhe kulturë për sjellje në rrugë,
• auto shkolla,
• kompani të sigurimit të automjeteve
• shërbime doganore, etj.