Home

Instruktor i shoferëve

Jemi të bindur se trajnimi i qëndrueshëm për shofer mund të bëhet vetëm në auto shkolla profesionale dhe të pajisura mirë. Aftësimi i mirëfilltë për ngasje i kryer në këto auto shkolla është themeli i sigurisë rrugore.


ÇFARË ËSHTË PROFESIONI I INSTRUKTORIT TË SHOFERËVE
Instruktori i shoferëve është personi i autorizuar për aftësim të kandidatëve për shoferë nga pjesa praktike për kategorinë përkatëse sipas ligjit, Nr.05 /L/064 për Patentë Shoferi.


QËLLIMI I PROFESIONIT TË INSTRUKTORIT TË SHOFERËVE
Qëllimi kryesor i shkollimit për “Instruktor të shoferëve” është zhvillimi i personalitetit të kandidatëve për t’u përfshirë në një shoqëri demokratike si qytetarë aktiv dhe kompetent, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi i ndjenjës së vet-besimit te kandidatët, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale.


DOKUMENTACIONI DHE KUSHTET PËR REGJISTRIM

Dokumentacioni i nevojshëm dhe kushtet për regjistrim janë përcaktuar me Ligjin e ri për Patentë shofer Nr.05/L-064 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 19/2017 dt. 05.09.2017.

Për regjistrim kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Aplikacioni (plotësohet me rastin e regjistrimit);
2) Të jetë së paku në moshën 25 vjeçare;
3) Diplomën e shkollës së mesme (origjinal ose kopje të notizuar);
4) Patentë shoferi i kategorisë B së paku 5 vite (kopje të noterizuar);
5) Letërnjoftimi ose pasaporta e vlefshme e Republikës të Kosovës (kopje e noterizuar);
6) Certifikata shëndetësore të vlefshme (origjinal ose kopje e noterizuar);
7) Dëshminë nga organi kompetent që vërteton se kandidati nuk ka pengesa ligjore që të vijojë shkollimin për instruktor të shoferëve (nuk është i dënuar me shumë se gjashtë 6 muaj burgim me vendim gjyqësorë të formës së prerë (origjinal ose e noterizuar).
8) Kontrata e shkollimit.
9) Pagesa.


ARRITSHMËRIA DHE KUALIFIKIMI
Pas përfundimit me sukses të këtij kualifikimi dhe vlerësimit të rezultateve të nxënies, Kolegji Tempulli, kandidatët do ti pajisë me Certifikata me kualifikimin e fituar “Instruktor i shoferëve” Niveli 5 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me 24 Kredi në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP).


AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE VALIDIMI I KUALIFIKIMIT “INSTRUKTOR I SHOFERËVE”
Kolegji Tempulli përveç akreditimit të programeve akademike shkencore tashmë është institucion i akredituar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me Vendimin Nr. 01-600 dt. 21.11.2017, ashtu sikur parashihet edhe me Ligjin e ri për Patentë shofer Nr.05/L-064. Kolegji Tempulli për ofrimin e programeve aftësuese dhe profesionale në fushën e Patentë shoferit, përkatësisht për kualifikimin“Instruktor i shoferëve” është validuar dhe akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me Vendimin Nr. 01-421 dt. 30.07.2018.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet