Home

INSPEKTUESIT

PROGRAMI PËR INSPEKTUES  TË QENDRAVE  TË KONTROLLIMIT TEKNIK

Ky program zhvillohet duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 2005/10

Qëllimi i trajnimit

Trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t`ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si inspektues të licencuar në këto qendra.

Kushtet për konkurim

Personeli (Inspektuesi) i kontrollimit teknik të automjeteve duhet që sipas kushteve të parapara me ligj dhe Udhëzimit Administrativ nr. 2006/10 të MTPT-së (tash MI-së), të ketë të kryer shkollën e mesme teknike të këtyre drejtimeve:

- Makinerisë;

- Automekanikë;

- Autoelektricistë;

- Komunikacionit.

Dokumentet e nevojshme për trajnim

- Diploma e shkollës së mesme (origjinale ose e vërtetuar në komunë);

- Patentë shoferi (fotokopje);

- Fletëparaqitja;

- Pagesa e trajnimit.

Çka nënkupton ky trajnim

Në vendin tonë ka dhjetëra qendra të licencuara për kontrollimin teknik të automjeteve. Përveç kushteve fizike dhe pajisjeve teknike, këtyre qendrave në vazhdimësi ju nevojiten punëtorë (inspektues) të kualifikuar për të punuar në inspektimin e mjeteve motorike.

Çka pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të trajnimit nga pjesa teorike dhe puna praktike në QKTA, kandidatët të cilët me sukses e kalojnë provimin përfundimtar do të marrin certifikatat përkatëse dhe në bazë të këtyre certifikatave, MTPT-ja (tani Ministria e Infrastrukturës) lëshon licencat për inspektues. Trajnimi organizohet për të gjitha vijat e kontrollimit teknik.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet