Home

Ecja e Tempullit nëpër vite…

1992 Tempulli është themeluar si subjekt i pavarur privat dhe përmes Byrosë së vet merrej me analiza dhe ekspertiza të aksidenteve në trafik.

1994 Tempulli fillon organizimin e kurseve të gjuhëve të huaja në të gjitha nivelet.

1995 Tempulli fillon aftësimin e kandidatëve për drejtues të mjeteve motorike për kategoritë "B" dhe "C".

1996 Tempulli boton numrin e parë të revistës "Auto Tempulli."

1997 Tempulli është ndër nismëtarët e parë të formimit të Sindikatës së Pavarur të Auto Shkollave të Kosovës dhe Selia e kësaj Sindikate për Regjionin e Prishtinës.

2001 Tempulli organizon studimet e larta në fushën e komunikacionit dhe transportit dhe merr akreditimin preliminar nga Departamenti i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të UNMIK-ut.

2002 Tempulli ofron shërbime profesionale për RTK-në, në realizimin e emisionit “Drita e blertë” në kuadër të programit arsimor.

2004 Tempulli themelon shkollën e mesme dhe licencohet nga MASHT-i për të gjitha drejtimet e komunikacionit.

2005 Tempulli shënon rezultate të reja sidomos në fushën e bashkëpunimit me institucionet tjera dhe rilicencohet nga MASHT-i.

2006 Tempulli zgjeron kapacitetet e veta duke filluar organizimin e programit profesional për instruktor për të gjitha kategoritë e ngasjes.

2007 Tempulli autorizohet nga MTPT-ja për zhvillimin e programit trajnues për inspektues të kontrollimit teknik të automjeteve.

2008 Tempulli nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë.

2009 Tempulli bazuar në rekomandimet e Këshillit Britanik për Akreditim (BAC) nga Kolegji Universitar shëndrrohet në Shkollë të Lartë Profesionale dhe si e tillë është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe licencuar nga MASHT-i.

2010 Tempulli është përfitues në projektin e përbashkët të Tempus të Komisionit Europian dhe akreditohet nga Instituti i Certifikuar për Logjistikë dhe Transport (CILT) me seli në Londër.

2011 Tempulli merr edhe një akreditim ndërkombëtar nga Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve – IRU Academy nga Zvicra dhe bëhet anëtare me të drejta të plota të këtij unioni me seli në Gjenevë.

2012 Tempulli këtë vit shënon njëzetvjetorin e themelimit. Në pranverën e këtij viti Tempulli autorizohet nga Ministria Infrastrukturës për zhvillimin e trajnimit për dhënien e provimit për drejtues dhe manipulues të mallrave të rrezikshme (ADR), trajnimet për menaxher dhe shoferë profesionist në transportin vendor dhe ndërkombërar të udhëtarëve dhe mallrave (CPC).

2013 Tempulli ri-emërtohet sërish Kolegj dhe arrin marrëveshje me MASHT-in dhe disa ministri, institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare për organizimin e fushatës në shkallë vendi “Siguria në rrugë”. Po ashtu këtë vit fillon me emetimin e emisionit televiziv javor “Siguria në rrugë” .

2014 Tempulli bëhet pjesë e projektit SEED që synon të harmonizojë kualifikimet e vozitësve profesionist në rajonin e Evropës Juglindore, ku janë të përfshira Kosova, Serbia, Maqedonia, BH dhe Kroacia.

Poashtu, Tempulli nënshrkuan Marrëveshje bashkëpunimi me European Road Stars Academy nga Belgjika për zhvillimin e programeve profesionale.

2015 Tempulli nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sapienza të Romës;  Fakultetin e Shkencave Teknike të UKLO University St. Climent Ohridski; kompanin italiane "Politecnica".

2016 Tempulli nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.


Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet